Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Patëm kënaqësinë të mirëpresim në MEKI Shkëlqesinë e Saj, znj. Monika Zach, ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, që sapo ka marrë këtë funksion të ri të rëndësishëm, së bashku me zv. ambasadorin z. Martin Schaller, ku diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Vlerësuam bashkëpunimin tonë kulturor, që tashmë është bërë urë e fortë miqësie dhe zhvillimi. Shqipëria vijon rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, dhe bashkëpunimi me partnerët tanë strategjikë si Austria është kyç për të arritur këtë qëllim.

Prezantuam vizionin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke u ndalur tek politikat e reja të administrimit të aseteve publike, prokurimet e përqendruara dhe reformat rregullatore mbi investimet dhe projektet e zhvillimit, sigurimeve shoqërore, tregut e ekonomisë, si edhe strategjitë e inovacionit dhe përpjekjet për arsimin profesional.