Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale të Evropës Juglindore në Sofie, Qendër e Kategorisë II të UNESCO-s, dhe UNESCO,  organizojnë në Tiranë në datat 23-27 tetor 2023, në hotel „Tirana International“  aktivitetin: „Fuqizimi i Rrjetit Global të Facilitatorëve të Konventës së 2003 të UNESCO-s; Trajnimi i Trajnerëve  të Facilitatorëve të Rinj“  

Në këtë trajnim një javor ekspertë të rinj të trashëgimisë jomateriale, përzgjedhur nga UNESCO nga disa vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, do të trajnohen mbi aspekte të ndryshme të Konventës „Për ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale“ të UNESCO-s“të vitit 2003, mekanizmat e zbatimit të saj, si dhe mbi aspekte të mekanizmave të asisistencës financiare që operojnë në këtë fushë. Në një nga ditët e trajnimit, ekspertët do të vizitojnë qytetin e Shkodrës ku do të njihen me punën në disa punishte artizanale të qytetit.

Aktiviteti, zhvillohet në kuadër të  Javës Kulturore Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, organizuar nga Ministria e Kulturës.