Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Programi “Evropa Krijuese 2021–2027”

Një Mundësi e Re për Artin dhe Kulturën Shqiptare
Programi “Evropa Krijuese” është një nismë e rëndësishme që mbështet artistët dhe operatorët kulturorë shqiptarë për t’u integruar në tregun ndërkombëtar, duke i lejuar ata të aplikojnë për mbështetje financiare dhe të shkëmbejnë praktikat më të mira. Ky program synon forcimin e marrëdhënieve kulturore me vendet e tjera dhe promovimin e vlerave kulturore përmes tre fushave kryesore:

1. Kulturë: Mbështetje për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe diversitetit gjuhësor.
2. Media: Promovimi i projekteve audiovizuale dhe zhvillimi i sektorit të medias.
3. Intersektoriale: Inkurajimi i inovacionit ndërmjet sektorëve kulturorë dhe krijues.

Mbështetja që Ofron Programi:

Programi “Evropa Krijuese” synon të mbështesë:
• Artistët, profesionistët kulturorë dhe audiovizualë.
• Organizatat publike dhe private që operojnë në fusha si: artet vizuale, botimet, filmi, muzika, trashëgimia kulturore, artet ndërdisiplinore dhe industria e videolojërave.

Roli i Shqipërisë:

Shqipëria, si vend i pranuar në këtë program sipas Rregullores së BE-së 2021/818, ka krijuar strukturat dhe mekanizmat kombëtarë për koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve për zbatimin e programit. Kjo angazhim forcon pozitën e vendit tonë në skenën kulturore evropiane dhe krijon mundësi të reja për zhvillimin dhe promovimin e kulturës shqiptare.
Pjesëmarrja në “Evropa Krijuese” përfaqëson një hap të rëndësishëm për artin dhe kulturën shqiptare, duke sjellë një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm për sektorët krijues.