Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=9724]

Komunikatë për shtyp- Veprat e Artit

Në tetor të vitit 2013 u sekuestruan nga policia 477 ikona dhe artefakte që u vendosën në Galerinë e Arteve dhe qëndruan të izoluara.

Me vijimin e procesit gjyqësor MK ka  qenë në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë për të mundësuar zhvendosjen e tyre në magazinën e Muzeut Historik Kombëtar.

Pasi kërkesa e MK u mor parasysh, me urdhër të posaçëm të Prokurorit të çështjes, u organizua transporti, nga Galeria Kombëtare e Arteve me destinacion  magazinën e Muzeut  Historik Kombëtar. Ky transport duhej të kryhej vetëm nga autoritetet dhe mjetet e policisë, sipas procedurave gjyqësore të parashikuara.

Me të konstatuar problematikën e kushteve të papërshtatshme të transportimit nga policia, e cila në fazën e parë nuk lejoi përfshirjen e specialistëve të GKA, MK ndërhyri dhe bëri të mundur pezullimin e menjëhershëm të transportit, i cili u shty për disa ditë më pas, për t’u kryer nën mbikqyrjen e rreptë të specialistëve të trashëgimisë.

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore filloi menjëhere procesin e monitorimit të lëvizjes së objekteve (ikona, artefakte) nga Galeria Kombëtare e Arteve në Muzeun Historik Kombëtar në zbatim të Urdhërit të Ministrit nr. 381, datë 21.10.2015 “Për lejimin e lëvizjes së përkohshme të 477 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) veprave të artit, me statusin e provave materiale të sekuestruara nga policia e shtetit, nga ambientet  e GKA-së pranë ambienteve të MHK-së, me destinacion “fond në ruajtje”.

Në komunikim me Prokurorinë objektet u dërguan në destinacionin e ri përmes policisë. MK ndërhyri që të pezullohej transporti jo profesional, shtyu kohën e transportit  dhe mori masat për transportin e specializuar. Specialistet e MK-së bënë të mundur ambalazhimin e objekteve, ndërsa  transporti u krye me makinat që shoqëroheshin nga policia. Specialistët e MK-së shoqëruan policinë për të kryer të gjitha veprimet në bazë të të gjitha kritereve të ruajtjes, ambalazhimit  dhe transportimit të objekteve të artit.

U verifikuan gjithashtu objektet e mbetuara duke iu referuar listave që zotëronte secili nga institucionet.

Zhvendosja e plotë nga GKA në MHK përfundoi në 19 Nëntor 2015.

Procesi i marrjes në dorëzim filloi me verifikimin e çdo objekti të zhvendosur nga GKA dhe të vendosur në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, duke iu referuar pasaportave digjitale për të gjitha objektet e regjistruara në QKIPK sipas proceverbalit të Prokurorisë dhe procesverbalit të datës 09.10.2013.  Objektet janë regjistruar në Databazën Kombëtare në QKIPK që në vitin 2013, pas sekuestrimit dhe listimit nga grupi i punës.

Nga verifikimi i objekteve nga grupi i punës rezulton se numri total i objekteve të listës është 477 nga 476, pasi  objekti me nr. rendor 38  me kod të QKIPK 59467 dhe objekti me nr. rendor 68 me kod të QKIPK 49455 është i njëjti objekt (e njëjta copë druri, pjesë baldakini e pikturuar ku paraqiten dy shenjtorë dhe ka këto përmasa 135 x 40 x 10 cm).

Objekti është regjistruar që në vitin 2009 nga vetë Gjergji Thimio si dy objekte më vete.

Sot, të gjitha objektet ndodhen nën kontroll të plotë dhe të vendosura në kushtet e përshtatshme të Muzeut Historik Kombëtar në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, siç mund të vërehet edhe në fotot në vijim.{:}