Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS
—-

Datë  27.03.2014
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Drejtor i  Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i  Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar. (pasaporte ID)
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplome e shkollës se Larte dhe liste notash).
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.(Vërtetim nga Ambulanca);
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. (Vërtetim i gjendjes gjyqësore);
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
Drejtor i  Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit
a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë  në Drejtësi.
b) Të ketë përvojë pune në fushën e përmendur në  germën a, jo më pak se 7 vjet.
c) Të provojë që ka punuar në fushën e të Drejtave të Autorit për jo më pak se një vit.
d) Të provojë që zotëron dhe njeh mirë praktikën ligjore në këtë fushë.
e) Të jetë njohës i mirë i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e të Drejtave të Autorit.
f) Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 3.4.2014 pranë Zyrës së Protokollit  në Ministrinë e Kulturës.{:}