Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi do të organizojë më datë 07 03. 2014, ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit për vitin 2014.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit do të organizohet për: Sfidat e librit shqip në realitetin e sotëm artistik, ekonomik, juridik dhe teknologjik; Emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor, përkthyes, botues, lexues si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare; Fuqizimi i raporteve me librin dhe leximin në përgjithësi tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i audiencave

Shpallja e vitit 2014 si Viti i Jeronim De Radës, me rastin e 200 vjetorit të lindjes si dhe krijimi i Komitetit për mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar këtij viti. Veprimtaritë kryesore që do të kryejë Ministria e Kulturës është botimi i veprës së plotë të De Radës me bashkëfinacim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dheMinistrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe pergatitjes se vepres nga studiues dhe autoret arbereshë. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”

(foto e publikuar në Flickr nën liçensën Creative Commons Attribution Share Alike. Disa të drejta të rezervuara nga ginnerobot){:}