Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=9933]

Një përballje shumëzërëshe mes partnerëve të Projektit “ArTVision – A Live Art Channel” në datat 27 e 28 shkurt në Tiranë (Ministria e Kulturës, Salla “Tefta Tashko Koço”, Rr. Kavajës, Nr. 4), ku do të mbahet Mbledhja e Dytë e Komitetit Drejtues, organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Punimet e ditës së parë u përshëndetën nga Znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre shqiptare e Kulturës dhe nga Z. Francesco Palumbo, Drejtor i Zyrës për Politikat për Promovimin e Territorit, Dijeve dhe Talenteve në Qarkun e Pulje-s, Partner Kryesor dhe vazhduan me diskutime të partnerëve të ndryshëm, që synojnë bashkëndarjen e objektivave dhe të veprimeve të projektit.

Projekti, i bashkëfinancuar nga Programi për Bashkëpunimin Ndërkufitar IPA-Adriatik 2007-2013, është fryt i një partneriteti të udhëhequr nga Qarku i Pulje-s – Zyra për Politikat për Promovimin e Territorit, Dijeve dhe Talenteve.

Partnerët janë: Fondacioni Pino Pascali Muze i Artit Bashkëkohor; Qarku i Veneto-s – Drejtoria për Veprimtaritë Kulturore dhe Spektaklin; Akademia e Arteve të Bukura e Venecia-s; Ministria e Kulturës e Malit të Zi; Fakulteti i Arteve Dramatike i Cetinje-s – Mali i Zi; Ministria e Kulturës e Shqipërisë; Universiteti i Arteve Tiranë – Shqipëri; Kanal RI – TV kroat; Konteja Bregdetare-Malore – Kroaci. Janë partnerë të anëtarësuar: Euronews; Artribune; Servizi italiani.net S.r.l.; Radio Televizioni i Malit të Zi; RTV Ora News–TV shqiptar.

ArTVision është një projekt që ka si përparësi strategjike novacionin në komunikimin kulturor ndëraktiv dhe ndër-institucional ndër gjithë vendet e Adriatikut dhe ato evropiane. Objektivi është t’u japë vizibilitet më të madh veprave të realizuara në nivel lokal dhe që karakterizohen nga një vlerë e lartë komunikuese në nivel ndërkombëtar, për t’i bërë ato të aksesueshme për një publik të gjerë.

Risia qëndron në ftesën për bashkëpunim ndërkufitar që synon krijimin e një kanali tematik transmedial në gjendje të ofrojë përmbajtje kulturore me origjinalitet dhe cilësi të lartë për gjithë gamën e arteve pamore bashkëkohore. Një kanal që do të shfrytëzonte rrjetet e komunikimit dhe infrastrukturat e mediave ekzistuese në vendet partnere dhe që do bënte të mundur ndjekjen pa pagesë të prodhimeve audiovizive të projektit.

(foto: Erion Kovaçi){:}