Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8232]

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, më 21 janar 2014 në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës  u organizua ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes së Shqipërisë me rrjetin TRADUKI – rrjetit evropian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zvicra.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe drejtorja e TRADUKI-it znj. Antje Contius.

Përmes kesaj marreveshjeje Shqipëria, për herë të parë bëhet pjesë jo vetëm e rrjetit TRADUKI, por edhe partnere me të drejta dhe përfaqësim të plotë në këtë projekt kaq të madh: PROJEKTI TRADUKI, ku mbështetet shkëmbimi midis pjesëmarrësve nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë-dokumentarë aktualë si dhe libra për fëmijë e të rinj të shekujve 20 e 21. Një vëmendje e veçantë u kushtohet përkthyesve, veprimtaria e të cilëve si përçues të rëndësishëm kulturorë i ka dhënë emrin këtij projekti. Takimet midis shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve, bilbiotekarëve, kritikëve dhe shkencëtarëve kanë për qëllim të nxisin shkëmbimin e informacionit europian e ndërrajonal si dhe të forcojnë bashkëpunimin.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Shqipëria bëhet pjesë e bashkërendimit të projekteve dhe programeve të përbashkëta me partnerë të rëndësishëm europianë dhe rajonalë, si Ministria Federale për Çështje europiane e ndërkombëtare e Republikës së Austrisë, Ministria e Jashtme e Republikës Federale Gjermane, Ministria e Kulturës e Republikës së Kroacisë, Departamenti i Kulturës në qeverinë e Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni kulturor zviceran Pro HelvetiaKulturKontakt Austria, Instituti Goethe, Fondacioni S.Fischer, Agjencia sllovene e Librit  JAK, shoqata kroate e Kulturës Kurs në Split dhe Panairi i Librit në Lajpcig, mes të cilëve prej sot do vendoset edhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Falë këtij anëtarësimi, për herë të parë Shqipëria do të jetë e përfaqësuar me të drejtë vote në Bordin Drejtues të TRADUKI-t, si instanca më e lartë e Rrjetit TRADUKI-t, në Komisionin e Programit dhe në Komitetin Drejtues.

Në këtë ceremoni zyrtare znj. Kumbaro theksoi se ” Marrëdhënia me TRADUKI-n, si një nga rrjetet aktive dhe me ndikim të klimën evropiane të letrave, po merr një dimension të ri: atë të hyrjes në rrugë institucionale. Si ministre e kulturës së Shqipërisë unë kam kënaqësinë dhe nderin të radhis Shqipërinë mes vendeve si Gjermania, Austria, Zvicra, Lihshtejnshtajni, dhe nga rajoni të jetë vendi i tretë pas Sllovenisë dhe Kroacisë”.
Nga ana e saj, znj. Contius ritheksoi hapin e parë të bashkëpunimit institucional, duke e vlerësuar “Si një hap të rëndësishëm që e afron Shqipërinë me rajonin dhe Evropën, në frymën e nje hapjeje dhe qasjeje të një filozofie bashkëpunimi me partnerët në fushën e letrave”. Në fjalën e tyre , znj. Kumbaro dhe znj. Contius falenderuan urat e ngritura në këtë bashkëpunim me TRADUK-in, duke vlerësuar partnerët shqiptarë, botuesin, përkthyesin dhe publicistin z. Ardian Klosi dhe botuesit dhe shkrimtarin z.Arian Leka.

Përmes këtij anëtarësimi, që u nënshkrua sot, Shqipëria nuk është më vetëm pjesë e aplikantëve për projekte kulturore, por partnere, kontribuese në politikëbërjen e saj kulturore dhe në integrimin e këtij produkti kulturor në kulturën e kontinentit.

Mes antarëve të një shoqërie ka gjithmonë njërëz që panoramën e duan të jetë konkrete. Këta njerëz ofrojnë mundësinë të shpresh mbi domethënien dhe dobinë që ka ‚konkretisht’ ky Projekt, ky antëtarësim, apo vetë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Ku janë fushat ‚konkrete’ që vendi ynë, letërsia jonë, kultura jonë, shkrimtarët, përkthyesit dhe botuesit tanë përfitojnë drejtpërsëdrejti?

Fillimisht dhe mbi të gjitha, Projekti TRADUKI vjen si një nga ofertat të spikatura dhe më të plota kulturore në gjithë këto vite.

Në pamje të parë shohim vetëm libra dhe botime. Por pas tyre janë njerëz, shkrimtarë, përkthyes, botues, debatues të temave të nxehta rajnale dhe europiane, të cilat shoqëria jonë sapo ka nisur t’i artikulojë, janë interpretë, moderatorë, janë specialist që nxisin ide, ekspertë përkthimesh, konfrontues tesktesh, promovues, menaxhues arti – është një letërsi, një kujtesë dhe një kulturë që niset nga vetja drejt Tjetrit.

Të pranishëm në ceremoni zv.ministri i Ministrisë së Jashtme, z.Alqi Puli, z.Richard Swartz, themeluesi i fondacionit S. Fischer Foundation, ambasadori slloven z. Bojan Bertoncelj, ambasadori i Zvicres z. Alexander Wittwer, ambasadori gjerman, z. Hellmut Hoffmann, atasheu kulturor i ambasades gjermane, znj.Christiane Wolters ,znj. Hana Stojiç, koordinatore e TRADUK-it për zyrën e Sarajevës atasheu kulturor i ambasades amerikane, drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës znj, Fulvia Veneziani, përfaqësues të British Councilnë Tiranë, të Institutit Goethe, shkrimtarë, përkthyes dhe përfaqësues të shtëpive botuese.

Tiranë, 21.01.2014{:}