Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Fototeka Kombëtare “Marubi” hap sot në ambientet e Parlamentit Evropian në Bruksel ekspozitën:

“Reflecting our traditions, reflecting ourselves”- “Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 20 -22 janar 2014, për të vazhduar rrugëtimin në Trieste në datat 23-25 janar 2014.
Një ekspozitë e cila hapet në kuadër të Projektit Marubi: Një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit, financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programi të bashkëpunimit ndërkufitar IPA Shqipëri – Mali i Zi.

Kjo ekspozitë bëhet e mundur në kuadër të ekspozitës itinerante, që do të hapet në disa shtete të Evropës me qëllim promovimin e traditave të dy vendeve.
Partnerët e këtij projekti Bashkia Shkodër, Fototeka Kombëtare “Marubi”, Komuna e Ulqinit, Teuleda kanë përzgjedhur disa qytete të Evropës si: Bruksel, Paris, Varshave, Stamboll, Budapest, Beograd, etj për të promovuar këto vlera të trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Reflektimi mbi traditat tona – Reflektimi mbi vetveten” është ekspozita e organizuar nga Bashkia Shkodër, Fototeka Kombëtare “Marubi”, Teuleda dhe Focus Europe, në kuadër të Projektit Marubi: Një model i bashkëpunimit për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit.
Programi i Bashkëpunimit IPA Shqipëri – Mali i Zi, financuar nga Bashkimi Evropian.{:}