Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, në datën 5 -26 dhjetor Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin Drejtor i Teatrit Kombëtar , i cili sipas të gjitha procedurave ligjore, administrative dhe objektivave artistike e kulturore  kaloi në procesin final tri kandidaturat e kandidatëve: Edmond Budina, Hervin Çuli, Laert Vasili.

Sot, më datën 17 janar 2014, Ministria e Kulturës, në përputhje me procedurat e parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të Drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, propozon në detyrën e Drejtorit të Teatrit Kombëtar kandidaturën e Z. Hervin Çuli, i cili përmbush krahas kërkesave të përgjithshme për t’u punësuar në shërbimin civil, sipas Nenit 12, të Ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil” edhe kërkesat e veçanta, të shpallura në media dhe web-in e Ministrisë së Kulturës.

Z. Çuli është përzgjedhur sipas një procedure ku ka paraqitur një platformë për drejtimin e këtij institucioni, e cila vlen në përputhje me politikat e Ministrisë së Kulturës. Ky propozim vjen në përputhje me objektivat  artistike, kulturore dhe administrative të kërkuara për këtë pozicion.{:}