Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=9854]

Sot qeveria në mbledhjen e radhës miratoi propozimin për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Artin dhe Kulturën. Të domosdoshme këto pas problematikave të hasura nga moszbatimi i vetë dispozitave të ligjit.

Në media dhe në ministri janë bëre mal ankesat nga subjektet artistike dhe nga grupet e interesit në fushën e artit dhe kulturës.

Ka Zhgënjim që ish-Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë hartimit të ligjit për artin dhe kulturën, nuk ka reflektuar asnjë mendim të dhënë nga grupet e interesit.

Mjafton të hapni arkivat e diskutimit të ligjit në vitin 2010 dhe nuk do të gjeni asnjë gjurmë nga mendimet e grupeve të interesit, të cilat nuk u pasqyruan në ligj.

Pjesa më e madhe e kritikave i referohen përgjithësisht kreut të IV të ligjit, i cili parashikon krijimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës, e krijuar në formën e personit juridik publik, me statusin e institucionit Qendror në varësi të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (sot Ministri i Kulturës). Njësoj siç është psh Teatri Kombëtar i Operas dhe Baleit, apo Teatri Kombëtar.

 

 

Ky institucion ka objekt të veprimtarisë menaxhimin e fondit publik për mbështetjen financiare të projekteve të paraqitura nga personat fizik e juridik, privat, që kanë objekt veprimtarie artin dhe kulturën.

 

Sot është aprovuar në qeveri propozimi që, të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe veprimtarinë e këtij institucioni, të shfuqizohen. Këto kompetenca do ti kalojnë Ministrisë së Kulturës.

 

Këtë procedurë Ministria e ka ndjekur gjithmonë dhe në paralel e mbivendosje me Qendrën, në fjalë e cila vetëm ka shfaqur probleme me menaxhimin e këtij fondi të destinuar për financim për projektet kulturore.

 

Asnjëherë s’ka qenë e saktë fusha e veprimit të qendrës duke iu mbivendosur artificialisht Drejtorive të përmbajtjes në derën përballë dhe duke i detyruar subjektet artistike të kalojnë si top ping-pongu nga një derë në tjetrën, duke çuar edhe në dështime të projekteve artistike ose në mospagesa të aktiviteteve të kryera, madje edhe të porositura nga vetë ministria siç ka qenë rasti i disa aktiviteteve të 100 vjetori që sot e kesaj dite nuk janë paguar.

 

Mungesa e një përcaktimi të qartë të ndarjes së kompetencave Ministri/QKAK ka bërë që QKAK-ja të mund të ngrihej si strukturë vetem në fund të vitit 2012, vetëm 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit çka është një tjetër provë e ekzistencës së saj artificiale

 

Gjatë këtyre dy viteve të aktivitetit ka mungesë të plotë transparence në aspektin buxhetor, në mënyren sesi janë marrë vendimet, sa reale kanë qënë bordet që duket se janë përdorur më shumë për koperture të shpenzimeve të kryera, dhe për të fshehur madje edhe konflikte interesi.

 

Për vitin 2013 QKAK ka patur një buxhet të miratuar prej 30 milion lekësh, ndërkohë kontratat që ka lidhur institucioni për mbështetje financiare për projektet artistike, shkojnë në vlerën mbi 50 milion lekë.

 

Vetëm ky institucion në 2014 do të mbart një borxh prej rreth 26 milion lekë nga vendimet dhe kontratat e angazhuara në vitin 2013, kjo përtej buxhetit të parashikuar dhe në shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi.

 

 

Këto shkelje që gjenden rëndom si ne kontrata e QKAK ashtu edhe te Drejtorise se Artit identifikohen qartësisht edhe në rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditin e zhvilluar për vitin 2012 – 2013.

 

Për këtë shkak ,por edhe per keqadminsitrime të tjera i është lënë sot Ministrisë nje borxh rreth 950. 543 Euro, borxhe që shkojnë mbi kurrizin e kërrusur të artit dhe kulturës.

 

Pa folur ketu për faktin që QKAK nuk ka kryer funksionet qe i ngarkon ligji siç eshte krijimi i regjistrit te subjekteve artistike, ç’ka ben qe ende sot ministria s’ka nje bankë të dhënash me keto subjekte e që kemi filluar ta ndërtojmë që në javët e para të punës tonë

 

Objektivi kryesor i sa më sipër, është dhënia fund e kësaj gangrene në projektet artistike.

 

Rikthimi i besimit te institucioni, Ministria e Kulturës.

 

 

Ministria e Kulturës ka krijuar për herë të parë një skemë të re planifikimi për ndarjen e fondeve, të përshtatshme për realizimin e objektivave strategjikë për art cilësor, nxitje të kreativitetit, edukim përmes artit, rritjen e audiencave, etj.

 

Ministria e Kulturës ka përcaktuar mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Kolegjiumit pranë Ministrisë së Kulturës i cili në përbërje të tij do të ketë dhe personalitete të gjinive të ndryshme të artit dhe kulturës.

 

Fondet publike dhe menaxhimi i tyre do të jenë publike,transparente dhe të organizuara brenda kufijve financiarë të buxhetit. Kemi përgatitur një formë të re dhe të detajuar aplikimi, shoqëruar me nje udhëzues të qartë, me një pikë kontakti për informacionet dhe shpjegimet e nevojshme. Me afate të qarta, për propozime, për perzgjedhje dhe për shpallje të fituesve me dy thirrje në vit. Kjo do t’i japë fund një herë e mirë trokitjes në derë të ministrit apo të çdo titullari tjetër të ministrisë për të kërkuar fonde me biseda kafenesh.

Kjo do të organizojë me mirë buxhetin e shtetit për këto fonde, por edhe kalendarin artistik të nismave të lira, të cilët nuk do të mbahen më peng i orekseve individuale apo i zvarritjeve administrative.

Tjeter:

Lidhur me parashikimet e bëra në nenin 1 të projektligjit, në zbatim të politikave të orientuara ndaj të rinjve, si një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, propozohet të ndryshojë emërtimi i Teatri te Komedisë , ç’ka kërkohet dhe nga vetë komuniteti i artistëve ,duke u emërtuar

 

“Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli””.Eshtë një vlerësim i merituar ky (pas vdekjes) që i bëhet figurës së Kujtim Spahivoglit, “Artist i popullit”, si personi që ideoi, krijoi dhe drejtoi “Teatrin e të Rinjve” pranë Institutit të Lartë të Arteve.

Me këtë ndryshim synohet që ky institucion të shndërrohet në një institucion që përveçse përfshin fuqishëm kontributin e rinisë, gjithashtu do të sjellë edhe zhvillimet më të fundit bashkëkohore në fushën artit skenik.Kemi përgatitur një formë të re dhe të detajuar aplikimi, shoqëruar me nje udhëzues të qartë, me një pikë kontakti për informacionet dhe shpjegimet e nevojshme. Me afate të qarta, për propozime, për perzgjedhje dhe për shpallje të fituesve me dy thirrje në vit.

Fjala e ministres, Mirela Kumbaro Furxhi{:}