Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8479]

“Mbrëmja e Primarëve të Operës” në Teatrin e Operës dhe Baletit u përcoll mes një atmosfere të ngrohtë dhe festive, duke marrë jo pak duartrokitje për publikun. Ky koncert, i cili ishte lajmëruar disa ditë më parë prezantoi në skenë para publikut disa nga artistët më të vlerësuar, që me jetën e tyre artistike janë bërë të njohur jo vetëm në skenat shqiptare, por dhe jashtë me aktivitetet që ata kanë marrë pjesë. “Mbrëmja e Primarëve te Operës” solli në skenë instrumentistët Gëzim Bulçari (violinë), Alkena Shuteriqi (violë), Loreta Mema (violonçel), Saimir Katroshi (kontrabas), Enalda Gjoni (flaut), Erik Tauzi (oboe), Erenik Behlula (klarinet), Orges Malaj (fagot), Ilir Kodhima (korno), Fatos Bardulla (violinë) dhe Anduena Sula (violinë). Krijimtaria e kompozitorit Piazzolla ishte në qendre të këtij koncerti, një kompozitor i njohur me një krijimtari të pasur muzikore që nuk mungoi dhe në skenën TOB. Koncerti, i cili u zhvillua duke bërë bashkë për herë të parë këta emra artistësh në skenën e TOB, do ti lërë radhën një tjetër koncerti që do të jetë disa ditë më pas. Koncerti i cili mbart në vetvete titullin primarë të operës, u zhvillua pas disa shfaqjeve dhe koncerteve që janë zhvilluar gjatë këtij sezoni në skenën e TOB. Vetëm disa ditë më parë në kuadër të 60-vjetorit të TOB, në skenë u dha një tjetër koncert me një program të pasur artistik, ku morën pjesë emra të njohur artistësh të skenave shqiptare, por dhe jashtë. Artisët si tenori Agim Hushi, balerinët Kledi Kadiu dhe Eno Peçi, bass Frano Lufi, etj, ishin pjesë e këtij koncerti që solli plot emocione. Edhe pse me jo pak probleme, duket se këta muaj kanë qenë me plot aktivitete për operën. Kujtojmë se para disa javësh në skenë erdhi dhe baleti shqiptar “Halili dhe Hajria” në kuadër po të 60 vjetorit të TOB. Edhe ky balet angazhoi jo pak artistë nën drejtimin e koreografit Arian Sukniqi. Tashmë kur jemi në ditët e fundit të vitit, TOB i angazhuar për të përcjellë atmosferën festive premton të tjera surpriza deri në fund të 2013.{:}