Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Qendra Kulturore Turke Junus Emre në programin e saj “Nga Gjuha e Intelektualeve” për muajin dhjetor ka nderin të ftojë regjisorin dhe skenaristin e shquar shqiptar, Dhimiter Anagnosti. Aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shteteror të Filmit në datën 18 dhjetor 2013, në sallën Black Box, Universiteti i Arteve.

Për të gjithë, shqiptarë e të huaj, është regjisori më i mirë shqiptar. Dhe ndër të paktët, në mos i vetmi për vite me radhë, që mundi t’i largohet sadopak trysnisë për të realizuar filma-propagandë. Dhimitër Anganosti, autor i veprave më të mira të kinemasë shqiptare të regjimit, nuk e ka zakon të flasë për mediat. I vetmi regjisor shqiptar që ka patur guximin të meditojë publikisht mbi rolin e vet si kineast brenda propagandës së realizimit socialist.

Ai shprehet në një intervistë me Roland Sejkon se”Unë mendoj se bëhet fjalë për veprat e prodhuara jo për kohën. Të bësh një film sot të lirë, nga presionet e diktaturës dhe nga kontrolli nuk ka bërë që njerëzit të jenë më të aftë. Absolutisht jo. Vetëm i ka bërë më komercialë, sepse po të bashkosh buxhetin që ofron qendra kinematografike shqiptare dhe buxhetet që ofrojnë shtete të tjera të cilat edhe ato ushtrojnë presionet e tyre, duhen bërë shumë lëshime. Ashtu siç bënte partia komuniste kritikat e veta sot janë presionet dhe kritikat producentëve dhe e kapitalit që realizojnë filmin. Sot kërkohet një sukses i shpejtë, i menjëhershëm për tu përgjigjur tregut, për më tepër vihen re edhe imitime që nuk i vijnë të natyrshme regjisorit por që merren kështu sepse mendojnë kështu bëjnë edhe të tjerë. Nëse dikur filmi ishte ideologjik, sot ai është para dhe talent, nëse ke talent dhe para mund të bëhet, por shpesh paratë në këtë rast kushtëzojnë strukturën e filmit. Kur bashkohen kapitale dihet që njëri vjen nga Franca, tjetri nga Gjermania, tjetri nga Shqipëria”  “Kinemaja është pjesë e një trashëgimie kulturore si ajo popullore që duhet të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë si edhe në të kaluarën, por pa politizimin që ishte e detyruar të pësonte më parë. Është një ndërgjegje nuk mund të zhbëhet”.

Dhimitër Anagnosti është njëkohësisht ndër ata që më pak se kushdo kanë qenë pjesë e kësaj propagande. Dhe filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike. “Kinemaja është pjesë e një trashëgimie kulturore si ajo popullore që duhet të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë si edhe në të kaluarën, por pa politizimin që ishte e detyruar të pësonte më parë. Është një ndërgjegje nuk mund të zhbëhet”-shprehet Anagnosti.{:}