Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8527]

Olen Cesari& Internationale Clandestine Orchestra vjen këtë të enjte dhe të premte në Tiranë.

Olen Cesari, virtuozi shqiptar i violinës shënon në axhendën e tij  koncerte në Shqipëri. Viti 2013 e ka shoqëruar kthimin e tij në atdhe me disa koncerte në muajin gusht. Koncerti i radhës do të jetë në datat 19-20 dhjetor, ora 20:00, në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku ai do të performojë me shfaqjen e tij “Unexpected”. Një muzikant i talentuar i cili ka më shumë se dy dekada përvojë muzikore , një karrierë prestigjioze gjatë të cilës ai ka bashkëpunuar me emra ndërkombëtare dhe ka marrë shumë çmime dhe mirënjohje.
Karriera e tij  muzikore nis me muzikën klasike , me një karrierë që shënonte pesë-gjashtë programe koncertalë, ku dallohej qartë violinisti virtuoz, shpesh edhe i quajtur “Paganini i ri” pas interpretimit të  një versioni autentik të Paganinit, Kapriço 24 .
Prej disa vitesh ai lëvron veç muzikës klasike dhe  muzikën xhaz, bluz, etj.{:}