Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vepra “Gryka Mezhgoranit”, punuar nga Guri Madhi në vitin 1969 kthehet në GKA. Vepra,  me përmasa 207 x 227,  u kthye në fondin e GKA pas 32 vitesh.  Ajo është tabloja e pestë që I kthehet institucionit brenda pak ditësh nga Kuvendi I Shqipërisë  i cili gëzonte të drejtën e ekspozimit.

Që nga viti 1979 institucionet qëndrore kanë marë me të drejtën e ekspozimit dhjetra tablo nga fondi I GKA. Një pjesë dërrmuese nuk janë kthyer ende.

Krahas projekteve të rëndësishme , Drejtori  i GKA-së  z. Artan Shabani ka për qëllim që viti 2014 t’i kushtohet kthimit në fond të këtyre veprave, kryesisht piktura.

Një nismë ndërmjetësimi në bazë të proçedurave zyrtare ka nisur edhe me mirëkuptimin e drejtuesëve të institucioneve shtetërore dhe do të bëjë të mundur që këto vepra të kthehen në shtëpinë e tyre duke shtuar vlerat e trashëgimisë artistike të fondit por edhe ekspozimeve.{:}