Romani
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për romanin në vitin 2012:
Romani “Valsi i lumturisë”, i autorit Ylljet Aliçka
“Për ironinë e spikatur dhe përsosjen e saj deri në grotesk dhe imazhet e gjalla në rrëfim të kapërcyellit të kohërave.”
Tregimi
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për tregimin në vitin 2012:
Vëllimi me tregime “Perla”, i autorit Ardian-Christian Kyçyku
“Për kërkimin, guximin dhe përputhjen e kënaqësisë së shkrimit me kënaqësinë e leximit.”
Poezia
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për poezinë në vitin 2012:
Vëllimi poetik “Një ballkanas në Londër”, i autorit Rudolf Marku
“Për imazhet e gjalla dhe të veçanta, për ironinë dhe humanizmin e thellë.”
Autori debutues
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për veprën debutuese në vitin 2012:
Romani “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, i autorit debutues Darien Levani
“Për rrëfimin elegant dhe atmosferën e këndshme të të rrëfyerit.”
Përkthimi
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për veprën e përkthyer në vitin 2012:
Vëllimi “Delfini” i autorit Robert Lowell, të përkthyer në shqip nga Parid Teferiçi
“Për mjeshtërinë e sjelljes në shqip të poetikës së një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë të shek. XX.”
Kritika
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për kritikën në vitin 2012:
Vepra kritike “Don Kishoti shqiptar”, e autorit Ali Aliu
“Për aventurën e një leximi të ri të letërsisë shqipe.”
Ese
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për esenë në vitin 2012:
Vepra eseistike “Kristo Kirka”, e autorit Uran Butka
“Për zbulimin dhe portretizimin e një prej figurave më të spikatura të botës shqiptare.”
Letërsi për fëmijë
Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për letërsinë për fëmijë në vitin 2012:
12 romanet “Unë jam Kronosi-mbreti i kohës”, të autorit Thanas Jorgji
“Për korpusin prej 12 romanesh ku ngërthehen aventurat, gëzimi dhe mençuria fëminore.”{:}