Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kemi kënaqësinë të njoftojmë hapjen e aplikimeve për edicionin e 20 të Çmimit ONUFRI.

Konkursi organizohet çdo vit nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe mban emrin e ikonografit të shquar shqiptar mesjetar Onufri. Ky është çmimi më i rëndësishëm publik shqiptar dedikuar Arteve Pamore dhe zhvillo…het nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Çmimi ONUFRI synon të nxisë dhe mbështesë rolin jetik që arti dhe krijmtaria luajnë në rritjen e vetëdijes për të matur pulsin e kohës sonë, si në aspektin e reflektimit mbi njeriun dhe shoqërinë, ashtu dhe nga perspektiva e atyre çështjeve që na prekin në mënyrë të pashmangshme. Në këtë drejtim, Çmimi ONUFRI mund të konsiderohet si një dialog i hapur mes artistëve me kombësi dhe prejardhje të ndryshme.

Edicioni i 20 i Çmimit ONUFRI fokusohet tek tema “Elozhe Dyshimit”, e cila zbërthehet më poshtë. Nga gjithë prurjet do të përzgjidhen deri në 12 artistë, të cilët më pas do të ftohen të tregojnë punët e tyre në ekspozitën “Elozhe Dyshimit” që do të hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Çmimi ONUFRI është i hapur për të gjithë artistët pa marrë parasysh kombësinë. Të gjitha mediumet dhe teknikat janë të lejuara.

Hapja do të bëhet me datë 26 Dhjetor 2013. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 2 Shkurt 2014.

Çmimi ONUFRI ka një shpërblim prej 500,000 ALL. Fituesi do të shpallet me datë 30 Janar 2014 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Fituesi do të përzgjidhet nga një juri specialistësh të njohur në artin bashkëkohor dhe fushat kulturore.

“ELOZHE DYSHIMIT”

Nëse mendojmë për dyshimin, apo për gjendjen kur normalisht dyshojmë për dikë ose diçka, përgjithësisht ne i referohemi fjalës “dyshim” në kuptimin e kundërt të saj, pra “nuk jemi të sigurtë”. Si rrjedhim dyshimi korrespondon me ndjenjën i të qenit i pasigurtë në vetvete. Kjo shprehet me fjalët “pa dyshim”, “pa pikën e dyshimit”, etj.

Por dyshimi ka dy anë. Eshtë si të thuash një monedhë me dy fytyra. Si rrjedhim: ka një anë pozitive dhe një anë negative. Në sensin negativ, dyshimi çon në paralizë, në atë lloj palëvizshmërie tipike të gjendjes së panikut, e cila më pas çon në nihilizëm. Por, nga ana tjetër, nëse dyshimi interpretohet dhe adresohet si duhet, i korrespondon një hapësirë plot gjallëri lëvizjeje që tenton të ecë drejt diçkaje që ju vetë dëshironi (në fund të fundit, kjo është arsyeja për të cilën ju filloni të dyshoni).

Në nivel social, sidomos në dekadën e fundit, dyshimi prek thuajse gjithkënd. Nuk ka më siguri se një punë do ta kesh gjithmonë (kjo të paktën në vendet e Europës së vjetër). Por kjo ndodh gjithashtu edhe në vendet e konsideruara sot si ish-Europa Lindore, ku format e reja të demokracisë perplasen midis dëshirës për të pasur modelet perëndimore, dhe traditave të forta kulturore akoma të ngulitura fort mes brezave të ndryshëm. Në këto vende ëndrrat dhe utopitë për ndryshim duken sikur janë në një pikë ngrirje dhe të krahasueshme me gjendjen e dyshimit. Në fakt zhgënjimi dhe pakënaqësia mes brezit të ri të artistëve nën moshën 30 vjeç, të cilët studiuan në Akademitë Perëndimore të artit, vjen si rezultat i asaj që perceptohet prej tyre si dështim i politikave dhe premtimeve qeveritare për një renaissance kulturore.

Kohët e fundit ne jemi dëshimtarë (pa qëllimin për të përgjithësuar dhe futur në një kosh të gjitha vendet) të një tensioni të përhapur. Kjo valë shihet në shumë raste: nga Shqipëria tek Bullgaria, nga Greqia apo kombe të tjera europiane si Irlanda, Spanja, Portugalia, apo qoftë edhe Italia, tek vendet e “Pranverës Arabe”. Ky tension i shprehur është më shumë një ndjenjë ankthi individual sesa kolektiv, që përfshin pasigurinë e të lëvizurit nga vendi ku gjendesh, e të qëndruarit “ngrirë” aty ku je. E kjo është një gjendje që përputhet me gjendjen tipike të dyshimit. Frika e mosrealizmit me sukses të dëshirave dhe projekteve personale do të thotë që ëndrrat të mos përmbushen dhe vetbesimi të gjymtohet.

Sa herë që mungesa e besimit analizohet një pyetje del natyrshëm: “A mund të kemi ndonjëherë vërtet besim të plotë dhe shpresë tek vetja dhe të tjerët?” Kjo është një pyetje e hapur që mbështetet në besimin që e kemi të trashëguar nga intuita jonë bazë, si atëherë kur, simbolikisht, e qara e parë na del nga brenda.

Në fund të fundit, jetët tona shenjohen përfundimisht nga një kërkim i vazhdueshëm për siguri dhe permanencë (dhe në të gjitha sferat e jetës: nga besimi në një marrdhënie, shprehur me konvencionin e martesës apo bashkimit civil; te kontrata permanente e punës; te kredia për të siguruar dhe blerë një pronë të paluajtshme).

Gjithsesi, në epokën globale të hiper-fleksibilitetit dhe super-shpejtësisë ka një aspekt i cili është krejtësisht i ndryshëm në krahasim me të shkuarën: një qasje për tu marrë me të tashmen, që është diçka e re. Pa reshtur ne dyzohemi mes një kohe që nuk na projekton shumë larg, në sensin që nuk rrëmon në të shkuarën (në kuptimin e nostalgjisë për të kaluarën), por në të njëjtën kohë edhe përpara nuk ecën (p.sh. nuk ka perspektiva afatgjata). Dhe në këtë gjendje pezullie, ajo ç’ka mbijeton është ndjenja këmbëngulëse e dyshimit që korrespondon me “të qenit pikërisht në të tashmen”. Në çdo lloj rasti, kjo gjendje e dyshimit i lejon artistëve për të kapërcyer këtë moment në kohë më një vetëdije më të mprehtë. Me fjalë të tjera: nuk rreshtin së kërkuari kuptimin, domethënien.

Claudio Cravero

KALENDARI DHE AFATET KOHORE

Afati i fundit për aplikim: 10 Dhjetor 2013

Ekspozita “Elozhe Dyshimit”: 26 Dhjetor 2013 – 2 Shkurt 2014

Çmimi ONUFRI do të jepet me datë: 30 Janar 2014

Ekipi kuratorial

Claudio Cravero (kurator)

Olson Lamaj (asistent kurator)

Claudio Cravero (1977, Torino – IT), kurator. Kërkimi i tij shqyrton tema esenciale të artit bashkëkohor si: kufijtë, Tjetri (otherness) dhe identiteti në shkallë ndërkombëtare. Nga viti 2008, në kuadër të programit artistik drejtuar nga Piero Gilardi, ka zhvilluar projekte kulturore dhe kuruar ekspozita ne PAV, Qendra Eksperimentale për Artin Bashkohor në Torino. Në kuadër të Resò, platforma ndërkombëtare për rezidenca artistike, Cravero ka drejtuar aktivitetin kuratorial dhe ka koordinuar programin me zgjatimet e tij në Toënhouse Gallery (Cairo, Egypt), Capacete (São Paulo dhe Rio de Janeiro, Brazil), dhe Khoj (Neë Delhi, India). Gjithashtu Cravero ka udhëhequr kërkimet dhe aktivitetet publike për shumë institucione kulturore, të tilla si Castello di Rivoli – Museum of Contemporary Art (2004-2006); Bashkia e Torinos, Departamenti i Kulturës për projektin Art Publik në Hapësira Publike; Instituti i Kulturës Italiane ne Neë York, U.S.A. (Departamenti kuratorial, 2004); Fondacionin Sandretto Re Rebaudengo në Torino (Kurator i programit te edukimit me Emanuela De Cecco, 2002-2003). Si editor/redaktor shkruan artikuj dhe kritika për revistën e artit bashkëkohor Artribune.

Olson Lamaj (1985, Tirana – ALB). Ka kryer studimet në Itali. Fillimisht ka studiuar Pikturë në Firence e më pas ka kryer Masterin në Fotografi në Akademinë Brera, Milano. Prej vitesh është aktiv në forma të ndryshme në skenën e artit shqiptar dhe jashtë saj. Hulumtimet dhe praktikat e tij artistike drejtohen rreth hapsirës publike, territoriale dhe ridisiplinimit në transformim. Dy vite më parë, projekti i tij fotografik “On the Street” ku paraqitet nje dimension i ri kompozicional i hapsirave publike në Shqiperi, i dha mundësinë e një rezidence gjashtë javore ne ISCP, New York. Vitin e fundit angazhimi i tij është përqëndruar në hapsirën e parë alternative në Shqipëri kushtuar artit pamor, Galeria “MIZA”. “MIZA” është një hapsirë jo-institucionale dhe jo-komerciale që brenda pak kohësh arriti të bëhej faktor i rëndësishëm në skenën e artit shqiptar dhe të krijojë lidhje me shumë personalitete dhe stuktura artistike jashtë kufijve të Shqipërisë.

PERZGJEDHJA E PRURJEVE

Aplikantët do të gjykohen në bazë të portofolit të tyre të paraqitur sipas kritereve të mëposhtme:

Vlera artistike e portofolit dhe e kërkimit;
Lidhja dhe koherenca me temën e dhënë;
Origjinaliteti (aftësia për të prezantuar qasje, tema dhe pikpamje të reja);
Fleksibiliteti për sa i përket transportit të punëve për ekspozitë;
Mundësia për të marrë pjesë në të gjitha fazat e instalimit e veprës se artit në kuptimin e pranisë fizike ose udhëzimeve.
Shënim: Projektet dhe instalacionet e paraqitura mund të jenë të çdo forme. Materialet e finalistëve do të përdoren për të nxitur dhe për të inkurajuar praktika të reja dhe lidhje e pjesëmarrje ndërkombëtare.

PAKETA APLIKIMIT – PRANIMET BEHEN VETEM ONLINE

(Anglishtja është gjuha zyrtare e konkursit)

1. Aplikimi duhet të përfshijë dokumentet e mëposhtme, lidhur në një PDF të vetme (max.10Mb):

Nje portofol të përzgjedhur me deri në 3 vepra (instalacion, video, etj.) që kanë lidhje me temën kryesore të Çmimit Onufri 2013;
Të gjitha imazhet e punëve artistike që propozohen duhet të jenë të listuara, të titulluara, të shpjeguara shkurt për konceptin, dhe të japin të dhënat teknike (madhësia, mediumi, viti i prodhimit, kohëzgjatja në rastin e videove, projektim apo monitor, etj.);
Një CV të artistit.
2. Një formë e dytë që duhet ta plotësoni dhe ta firmosni. Përmban:

Formën e të dhënave personale;
Një ese të shkurtër, me maksimumi 2500 karaktere, që përshkruan kërkimin artistik të autorit;
Pranimin e kushteve dhe termave të pjesëmarrjes, datën dhe nënshkrimin.
APLIKIMI

Të gjitha propozimet duhet të dorëzohen online në adresën: onufriprize@gmail.com deri me datë 10 Dhjetor 2013. Të gjitha aplikimet e tjera të mëvonshme nuk do të merren parasysh.

Kontakt

Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi shkruani në: onufriprize@gmail.com{:}