Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ditën e sotme në Panairin e Librit “Tirana 2013” është mbajtur konferenca e zhvilluar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, me temë, “Trans/Port, Përkthyesi dhe Autori( i vet)”.

Në bashkëbisedimin e moderuar nga ministrja e kulturës, znj. Kumbaro Furxhi janë hedhur ide e trajtuar probleme me të cilat ndeshet sot bota e përkthimeve në Shqipëri. Pjesëmarrës në konferencë ishin shkrimtari Fatos Kongoli, Arian Leka, Agron Tufa, përkthyesi Edmond Tupja, Mira Meksi, Bashkim Shehu, Javier Cercas, dhe studentë të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë dhe të Gjuhëve të Huaja.{:}