Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian për periudhën 2021-2027.

Ky hap i rëndësishëm hap rrugën për sipërmarrësit shqiptarë për të aplikuar në thirrjet e BE-së për projekte inovative dhe konkurruese në sektorin e SME-ve. Nëse ju jeni një biznes ose OJF, kjo është mundësia për t’u përfshirë në nismat e financuara nga BE!

Fokusi ynë është fuqizimi i qëndrueshmërisë së SME-ve, mbështetja e sektorit të turizmit, rritjes së aftësive sipërmarrëse dhe modernizimin e industrisë për një ekonomi të gjelbër, digiitale dhe elastike.

Pjesëmarrja jonë në këtë program është një hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe forcimit të konkurrencës sonë në tregun e përbashkët evropian.

Monitoroni thirrjet për aplikim:

https://eismea.ec.europa.eu/funding-opportunities/calls-proposals_en?