Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

 THIRRJE PËR APLIKIME

Mbështetje për përkthimin e veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL), hap thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Ky fond kontribuon në rritjen e interest të botuesve të huaj për letërsinë shqipe.

Kjo thirrje mbetet pjesë e përhershme e politikave të QKLL-së për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë.

Informacion i Përgjithshëm:

  • Kërkesa duhet të dorëzohet nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi;
  • Botuesi duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë ose të paktën të jetë në process të sigurimit të së drejtës së autorit (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze);
  • Botuesi duhet të paraqesë kontratën me përkthyesin (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze);
  • Botuesi duhet të paraqesë një pjesë nga libri original dhe përkthimin e tij, sipas specifikimeve në formular;
  • Pas miratimit të mbështetjes financiare, QKLL-ja do të nënshkruajë një kontratë me botuesin;
  • Financimi i plotë / i pjesshëm i përkthimit të siguruar nga QKLL, do të transferohet në llogarinë e botuesit.
  • Fituesit do të bëhen publikë gjatë muajit maj, në faqen tonë dhe do të njoftohen edhe me email.
  • VINI RE: Nëse dokumentacioni nuk dërgohet i plotë dhe brenda afatit, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.

 Ju lutemi, dorëzoni aplikimin pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 26 prill 2024, ora 14:00, elektronikisht në info@qkll.gov.al, si dhe në adresën postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010, pranë Hotel Domus, Tirana.