Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Mirëmbajtja, investimet dhe projektet me bashkëpuntorë të huaj, kanë nxjerrë nga lista e riskut shumë objekte Pasuri Kulturore në shumë qarqe, falë ekipeve dhe specialistëve të drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sëbashku me mjeshtrat duarartë dhe komunitetet e organet vedore.

Ndërhyrjet restauruese kanë vijuar në:
• Kishat e Shën Triadhës në Tudas dhe Shën Marisë në Lubonjë;
• Shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit në Elbasan;
• Pikturën murale në kishën e Shën Kollit dhe punime emergjente në Urën e Niçës.

Gjithashtu, është në proçes një projekt i rëndësishëm për restaurimin e kishës dhe pikturës murale në ishullin e Maligradit, me mbështjetjen e projekteve IPA.

Investimet kanë nxjerrë nga risku kishën e Shën Marisë, Barmash dhe Shën Kollit në fshatin Shelcan.