Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Takim intensiv pune me delegacionin çek, kryesuar nga Ministri i Industrisë e Tregtisë, Shkëlqesia e tij Z. Josef Sikela, me koordinimin e AIDA – Albanian Investment Development Agency dhe MEPJ, për rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare me Çekinë, afrimin kulturor e promovimin e turizmit, mbështetjen në procesin e anëtarësimit në BE!

Sipërmarrja në një treg të ri është e mbushur me sfida dhe pasiguri, ndaj siguruam për përkushtimin tonë për investitorët çekë në çdo hap të këtij rrugëtimi, në interesin e përbashkët ekonomik të të dyja vendeve. Nënshkruam marrëveshje dypalëshe angazhimi konkret, duke zgjeruar grupet e punës së Komisionit Zyrtar ndërinstitucional Çeki – Shqipëri! Një numër përfaqësuesish nga biznesi e nga dhomat e tregëtisë e pasuruan dialogun me takimet e frytshme B2B.