Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

E tashmë, prej më shumë se një muaji gjithçka ka nisur. Atmosfera e bukur dhe mesazhet frymëzuese, ndihen kudo.

Me datën 2 maj, siparin e Javëve Kulturore Ndërkombëtare e ngriti Evropa, e para jo pa qëllim, si rrënjë dhe perspektivë e vendit tonë. Me aktivitete të shtrira në Gjirokastër, Shkodër e Tiranë, duke kombinuar muzikën, natyrën dhe artistë të veçantë, Java e Evropës shënoi fillimin e programit të këtij viti kushtuar Gjithëpërfshirjes, Diversitetit dhe të Drejtave të Njeriut.