Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Bashkëpunimi tregtar i Shqipërisë me Arabinë Saudite ka treguar vlera pozitive kryesisht në drejtim të importeve nga Arabia Saudite. Maksimumi i këtij indikatori ka qene në vitin 2022, përkatësisht në shifrën 324 milionë Euro. Në vitin 2021 dhe 2022 vihen re rritje të konsiderueshme të importeve nga Arabia Saudite. Në vitin 2021 rritja është me 102 milionë Euro dhe në vitin 2022 me 218 milionë Euro respektivisht. Për vitin 2023 vlera e importeve nga Arabia Saudite shënon 40 milionë Euro. Eksportet kanë patur një ecuri më modeste, por me një trend të qëndrueshëm në rritje përgjatë periudhës 2018 – 2023 duke arritur maksimumin në vitin 2023, përkatësisht në 5 milionë Euro. Shqipëria eksporton kryesisht Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike në Arabinë Saudite, ndërsa importon përveç mineraleve dhe produkte kimike dhe plastike. Ky fluks dinamik tregtar nënvizon potencialin për bashkëpunim dhe zgjerim të mëtejshëm në sektorë kyç të ekonomisë.

Turizmi është një tjetër fushë ku vendet tona ndajnë gjuhën e përbashkët. Shqipëria ka dëshmuar një rritje të vazhdueshme të hyrjeve të shtetasve nga Arabia Saudite, duke arritur shifrën më të lartë në vitin 2023, me një rritje të konsiderueshme rreth 120% krahasuar me vitin 2021. Trashëgimia e pasur kulturore dhe bukuria natyrore e Shqipërisë paraqesin mundësi të shumta për bashkëpunim të mëtejshëm në sektorin e turizmit.

Shqipëria ka një strategji të qartë në zhvillimin e kapitalit njerëzor me fokus aftësimin profesional të rinjve , aftësimin digjital të qytetarëve si dhe digjitalizimin e shërbimeve të punësimit. Rezultate këto që janë reflektuar në rankimin e Shqipërisë me lart ne Human Capital Index. Se fundi ka nisur dhe pilotimi I instrumentit te Garancisë Rinore me mbështetjen e Bashkimit Europian, i cili ka ne fokus punësimin dhe formimin profesional të të rinjve për te kontribuar ne mënyrë produktive ne ekonomi.

Shqipëria siguron një mjedis të favorshëm rregullator për investimet e huaja, duke filluar me klimën liberale të të bërit biznes dhe masat për mbrojtjen e investitorëve. Kjo, së bashku me praninë e shoqatave të biznesit dhe dhomave të tregtisë në të dy vendet, ofron një bazë solide për nxitjen e partneriteteve të biznesit. Prezenca e kompanive saudite në Shqipëri është gjithashtu një indikator shumë pozitiv për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, ku rezulton se në territorin e Shqipërisë janë aktive 55 kompani me pronësi nga Arabia Saudite. Ndër to, 45 kanë kapital 100% të huaj, ndërsa 10 prej tyre kapital të përbashkët. Aktiviteti i kompanive me pronësi arabe është i shpërndarë në disa fusha të aktiviteteve ekonomike. Fusha ‘Shërbime’ është aktiviteteti më i rëndësishëm me përkatësisht 43.6% të kompanive të përfshira në këtë fushë, ku dominojnë kompanitë

me aktivitet në Pasuritë e paluajtshme dhe në Akomodim. Sektorë të tjerë të rëndësishëm janë ‘Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorcikletave’ me 31% të kompanive dhe ‘Ndërtimi’ me 11%.

Le të shfrytëzojmë mundësitë e krijuara nga ky forum për të hartuar një rrugë drejt një bashkëpunimi më të thellë ekonomik midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.