Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Sot në Forumin e Inovacionit, aktivitet i organizuar nga Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në partneritet me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) dhe UNDP Albania, drejtuam panelin me temë “Punësimi në sektorin publik dhe privat”.
Konceptuar si një platformë diskutimi, shkëmbim këndvështrimesh, eksperiencash dhe eksplorim i rrugëve të inovacionit në sektorin publik dhe privat, ekspertë të kësaj fushe ndanë sfidat e inovacionit në punë; rolin që luan sektori publik & privat në promovimin e këtij procesi dhe hapat e marra deri tani në vendin tonë për inovacionin në tregun e punës për të rritur efikasitetin dhe përmirësuar përvojën e punës