Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shpallëm nismën “Eja, puno në turizëm”, që vjen si një thirrje për të gjithë të rinjtë, por jo vetëm, për t’iu bashkuar sektorit të turizmit edhe gjatë sezonit të pauzës mësimore, por edhe për mundësitë e shumta të punësimit që ofrohen në portalin zyrtar online të puna.gov.al.
Kjo nisëm mbështetet nga qeveria shqiptare përmes AKPA dhe qeveria zvicerane, përmes projektit RisiAlbania, nën kujdesin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimi dhe Formimi Profesional” (PROSEED 2.0), zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe GIZ, dhe financuar nga qeveria gjermane, shpallëm sot fituesit e granteve Smart&Green Future.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe përkushtimin e stafit të Ambasadës Gjermane në Shqipëri.