Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shpallen e fituesit e granteve Smart&Green Future, në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimi dhe Formimi Profesional” (PROSEED 2.0), zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe GIZ dhe financuar nga qeveria gjermane.
ProSEED 2.0 synon zhvillimin e sektorit privat, përmirësimin e punësimit dhe arsimit profesional, duke integruar elementët digjitalë dhe të gjelbër në përputhje me prioritetet e BE-së.
Fokusi mbetet rritja e punësimit dhe vetëpunësimit, rritja e konkurrencës të sektorit privat dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.
Në total u akorduan 75 grante për sipërmarrësit dhe bizneset ekzistuese që do të integrojnë elemente të gjelbra dhe digjitale në proceset e tyre të biznesit. Nga 204 aplikime, 35 femra dhe 49 meshkuj u shpallën fitues, duke përfshirë sektorë si bujqësia, IT, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe tregtia.
Ky projekt do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e punësimit. Skema të tilla janë thelbësore për forcimin e kapaciteteve të NVM-ve dhe sigurimin e rritjes ekonomike.