Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Si Ministër i MEKI dhe në funksionin e Kryetarit të Bordit të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, Blendi Gonxhja prezantoi anëtarët e Grupit Kërkimor të Butrintit, në mbledhjen inaugurale.
Ky grup ekspertësh dhe akademikësh, të cilët janë personalitete e protagonistë nga fusha e institucione të ndryshme, brenda e jashtë vendit, do të luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e kërkimit shkencor në dhe mbi Butrint, për të këshilluar BMF-në dhe MEKI-n, si një kontribut shtesë kolegjial dhe shumëanësh, në sfidën e menaxhimit të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës të vlerave kulturore, mjedisore dhe universale të Parkut Kombëtar dhe Pasurisë Botërore të Butrintit.