Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në takimin përmbyllës të B40 Youth Summit Tirana, me të rinjtë e Tiranës dhe Rajonit, për të diskutuar së bashku mbi potencialin e industrive kreative dhe përfshirjen e sipërmarrësve të rinj.
Ekonomia kreative dhe sektorët e saj, duke përfshirë gjithashtu artin, zejet, kulturën, median dhe teknologjinë, kanë një domethënie të rëndësishme në rritjen ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja të vendeve të punës.
Nxitur nga ky fakt, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke u mbështetur në platformat e saj, vjen në ndihmë me shumë programe, ndër të cilat është edhe “Creative Europe”, i cili u jep mundësinë krijuesve të përfshihen në një treg rajonal, çka nxit padyshim rritjen ekonomike në vend dhe për më tepër integrimin ndërkufitar në projekte të cilat kontribuojnë në industrinë kreative.