Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një ekip me specialistë, ekspertë e drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Inovacionit dhe Teknologjisë së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës në Shqipëri, si edhe nga Agjencia për Inovacion e Kosovës ishin pjesë e një trajnimi studimor mbi strategjitë e Inovacionit në Izrael.
Fokusi ishte marrja e eksperiencave për ndërtimin e strategjisë proaktive për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri e Kosovë, duke marrë shembull praktikat më të mira në këtë fushë dhe duke pasur parasysh se Izraeli ka dëshmuar rolin e tij si lider dhe aftësinë e tij për të shndërruar idetë në procese dhe shërbime efikase e inovative, të cilat kanë sjellë risi e përmirësime të dukshme dhe të qëndrueshme në fusha të ndryshme si në arsim, infrastrukturë, ekonomi, financë, bujqësi, turizëm, kulturë, etj.
Njëkohësisht, ekipi përfaqësues u njoh me sistemin gjithëpërfshirës të inovacionit në Izrael, zbatimin e tij në adresimin e sfidave të zhvillimit, së bashku me aftësitë praktike për të iniciuar dhe mbështetur projekte me impakt ekonomik dhe social.