Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP sh. a.), shoqëria e re në varësi të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që ka nisur operimin nga 25 prilli 2024, hapi sot siparin e ofrimit të konsulencës në fushën e prokurimit publik. Në aktivitetin e përqendruar kryesisht në saktësimin e dokumenteve të procedurave prokuruese morën pjesë punonjës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipet e angazhuara në proceset e prokurimit, nevojitet të shtojnë njohuritë në mënyrë të thelluar dhe të vazhduar, për të siguruar transparencë dhe efikasitet maksimal gjatë kryerjes së procedurave.
Konsulenca për autoritetet publike do të jetë një shërbim i ri zyrtar i OBP, krahas kryerjes së procedurave të prokurimit, që do të ofrohet në vazhdën e aktivitetit operativ.
www.obp.al
(OBP kryen funksionet e ish-Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, tashmë e rikonceptuar si shoqëri me vetëfinancim, e ngarkuar edhe me ngritjen e Katalogut Online – Alb Zone – për prezantimin digjital të platformës unike të blerjeve nga institucionet publike)