Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në takimin e zhvilluar nga THE CIVIC Innovation Hub dhe partnerët SCiDEV për të promovuar The NECE Festival, i cili do të vijë në Tiranë, në datat 14-17 nëntor, për të bërë bashkë palë të interesuara nga shoqëria civile, politike, akademike, media dhe kultura për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërdisiplinor të ideve të ndryshme mbi “Edukimin Demokratik në Evropë”.

Nismës “Edukimi për Demokracinë në Evropë” i bashkohet edhe Shqipëria, për t’u përballur me edukimin qytetar mbi sfidat e reja që hasen në shoqëri. Vetë filozofia e The NECE Festival bazohet në një platformë, e cila mbledh njerëz nga e gjithë bota për t’u lidhur, mësuar dhe për t’u rritur në frymën e demokracisë qytetare.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke u mbështetur në misionin dhe strukturat e saj është e motivuar për të qenë një nga pikat e forta të vendit për edukimin qytetar dhe implementimin e reformave demokratike evropiane në vend.