Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Me nderim dhe mirënjohje, falenderojmë Mjeshtrin e Madh z.Agim Bajko, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.
Prej disa vitesh në krye të këtij institucioni, pas një karriere të suksesshme dhe plot pasion, duke
ofruar përvojë të pasur kulturore dhe argëtuese për fëmijët dhe familjet, Agim Bajko del në pension.
E falenderojmë Artistin e Madh për gjithëçka që ka bërë dhe i urojmë një pension të mbushur me gëzim, shëndet dhe momente të lumtura me familjen dhe miqtë e skenës!