Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullore dhe Riteve, i organizuar nga Qendra Kulturore e Veprimtarive Tradicionale mbajti edicionin e tij të dytë në qytetin e Bilishtit.
Në natën e parë të këtij festivali u zhviluan një sërë aktivitetesh me lojëra tradicionale dhe shfaqje të ansambleve folklorike, muzikë tradicionale, valle dhe interpretim të zakoneve të vjetra të cilat janë disa nga aspektet kryesore të festivalit.
Festivalet e tilla janë platforma të shkëlqyera për të shfaqur trashëgiminë kulturore dhe për të nxitur ruajtjen dhe përcjelljen e saj ndër breza.