Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Së bashku me delegacionin përfaqësues nga Qeveria Japoneze dhe nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA), me të cilët patëm kënaqësinë të nënshkruanim një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e përfshirjes financiare dhe zhvillimit të biznesit duke fuqizuar përdorimin e instrumentave dixhital.
Ky bashkëpunim synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bizneset bujqësore, fermat familjare, nëpërmjet:
  • Fuqizimit të instrumentave digjital dhe inovativ;
  • Ofrimit të shërbimeve jo-financiare (edukimi financiar);
  • Promovimit të produkteve shqiptare;
  • Brandimit, certifikimit dhe standartizimit të produkteve sipas standarteve evropiane
  • Nxitjes së zhvillimit të exporteve në tregjet e huaja
  • Krijimit të një cluster-i për agroturizmin, duke nxitur ekonominë rurale, tërheqjen e turistëve dhe gjenerimin e vendeve të punës.
Kjo marrëveshje do të zbatohet nëpërmjet bashkëpunimit të MEKI, FED Invest dhe JICA.