Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council, kjo një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim në fushën e artit, kulturës dhe ekonomisë krijuese për periudhën 2024-2027, partneritet i cili do të përfshijë projekte dhe aktivitete që mbështesin ekonominë krijuese të Shqipërisë, duke sjellë përvojën dhe ekspertizën e Këshillit Britanik për zhvillimin e qendrave dhe programeve kreative.
Industritë kreative luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e ekonomive më të qëndrueshme dhe të pasura, duke zvogëluar pabarazitë dhe nxitjen e inovacionit. Ky sektor përfshin rreth $2 trilion dhe krijon 50 milionë vende pune në mbarë botën, duke përfshirë shumë gra dhe të rinj. Çdo $1 i shpenzuar krijon $2.5 pasuri për ekonominë dhe mund të përbëjnë 2-7% të PBB-së.
Me synimin për të përmirësuar politikën dhe kapacitetet e profesionistëve, kjo marrëveshje është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritshme për kulturën dhe artet shqiptare karshi përqasjes së tyre me inovacionin.
Një mundësi e re e inovatore për të thelluar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.