Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës që do të jetë e hapur për publikun në periudhën 10 maj – 23 nëntor 2025, me temë “Intelligens.Natyrale.Artificiale.Kolektive”.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.

Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të prezantojë, si zakonisht, Pjesëmarrjet Kombëtare me ekspozitat e veta në pavijonet në Giardini dhe Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme dhe të dorëzojnë projektet e tyre!

Afati i dorëzimit: 30 shtator 2024

Njihuni me detajet këtu!