Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) të Shqipërisë dhe Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) të Kosovës.

Nënshkrimi i këtij memorandumi synon përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, në mënyrë te veçantë objekteve të cilat kanë shërbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe veçanërisht objekteve të cilat Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale e Kosovës ka interes për të restauruar dhe konservuar për ruajtjen dhe promovimin historik të tyre.

IKTK dhuroi për arkivin e AMMKM, Revistat “Monumentet” dhe “Arkeologjia”, me qëllim pasurimin dhe shkëmbimin në rritjen e kapaciteteve në fushën e restaurimeve