Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vijojnë punimet për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta!
Një projekt i ri po merr formë nga bashkëpunimi i MEKI me FSHZH, me synimin për të ndërtuar një godinë multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historik, aq dhe tërheqës për peizazhin e mrekullueshëm natyror.

Hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm.