Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Strehimit
    • Drejtor – Kategoria e pagës II-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Koordinon drejtpërdrejtë dhe ndjek hartimin e politikave, strategjive dhe programeve për strehimin, duke rekomanduar kuadrin ligjor të nevojshëm për zbatimin efektiv të tyre;
  • Drejton procesin për identifikimin e problemeve të lindura, mbi bazën e monitorimit të zbatimit të programeve ekzistuese të strehimit dhe rekomandon tek eprorët mënyrën për përmirësimin e tyre;
  • Vlerëson programet e strehimit që do të financohen nga buxheti i shtetit për efekt planifikimi të fondeve dhe parashtron sugjerimet e nevojshme tek eprorët sipas dispozitave ligjore në fuqi;
  • Drejton dhe koordinon procesin e marrëveshjeve me bankat që trajtojnë praogramet e strehimit social;
  • Rekomandon kushtet për financimin e projekteve të strehimit të paraqitura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat miratohen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë;
  • Menaxhon zbatimin e programeve për strehimin social nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucioni shtetëror i ngarkuar për zbatimin e programeve sociale të strehimit;
  • Menaxhon procesin e kontribuimit të drejtorisë së strehimit lidhur me integrimin europian, mbi kapitujt që kanë të bëjnë me respektimin dhe zbatimin e të drejtave themelore të individit lidhur me elementin e së drejtës për strehim, si edhe mbi masat për integrimin e minoritetit rom dhe egjiptian nëpërmjet programeve të strehimit.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1.  Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike/Inxhinieri Ndërtimi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al