Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Strehimit, Sektori i Planifikimit dhe i Shqyrtimit të Projekteve
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Përgatit dokumentacionet për zbatimin e buxhetit afat – mesëm për realizimin me efektivitet të programeve të strehimit social;
  • Propozon rialokimin e fondeve buxhetore të strehimit, në varësi të ecurisë së zbatimit të programeve të investimit dhe subvencionimit në fushën e strehimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
  • Harton raporte, të kërkuara si pjesë e procesit të integrimit evropian, mbi kapitujt që kanë të bëjnë me respektimin dhe zbatimin e të drejtave themelore të individit lidhur me elementin e së drejtës për strehim, si edhe mbi masat për integrimin e minoritetit rom dhe egjiptian nëpërmjet programeve të strehimit;
  • Trajton, për sa i përket kompetencave të specialistit të sektorit, kërkesat dhe ankesat me fokus ekonomik të organizatave joqeveritare dhe qytetarëve për zgjidhjen e tyre;
  • Monitoron procesin e zbatimit të buxhetit vjetor për realizimin me efektivitet të programeve të strehimit social nëpërmjet raporteve të monitorimit;
  • Udhëzon procesin e vlerësimit të raporteve financiare të dërguara nga njësitë/institucionet e ngarkuara për implementimin e progameve të strehimit social, për zbatimin me efektivitet dhe eficencë të tyre;
  • Mbikëqyr dhe udhëzon procesin mbi masat administrative për moszbatimin e programeve të strehimit social sipas kuadrit ligjor;
  • Ndjek procesin e identifikimit të treguesve kyç për monitorimin e situatës së strehimit në vend dhe organizon punën për mbledhjen dhe analizimin e tyre;
  • Mbikëqyr dhe koordinon organizimin e trajnimeve për punonjësit e bashkive mbi përdorimin e sistemit elektronik të aplikimeve për strehim dhe data bazën elektronike;
  • Ndjek dhe këshillon, lidhur me zbatimin e monitorimit të parashikuar në strategjinë për strehim social dhe propozon rishikimin e mundshëm me qëllim përmirësimin e saj;
  • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për zbatimin e buxhetit mbi monitorimin e projekteve, si dhe zbatimit të kuadrit ligjor mbi programet e strehimit social, me qëllim rritjen e efektivitetit të programeve sociale të strehimit;
  • Mbikëqyr asistencën ligjore lidhur me hartimin dhe rishikimin e kudarit ligjor, të kontratave apo marrëveshjeve institucionale rregullatorë të strehimit, apo projektakteve ligjore e nënligjore të ardhura për mendim nga institucionet sa i takon fushës së strehimit social;
  • Mbikëqyr dhe udhëzon mbi ecurinë e zbatimit të masave të Stabilizim Asocimit dhe angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në fushën e strehimit social: Karta Sociale Europiane, Kapitulli 23 dhe 28 i Acquis Communautaire, Karta e Gjenevës për Strehim të Qëndrueshëm.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Profesional në “Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike/Shkenca Inxhinierike”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al