Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Nxitjes së Biznesit dhe Çështjeve të Tregtisë , Drejtoria e Politikave të Tregut të Brendshëm, Sektori i Integrimit dhe Standardizimit
    • Specialist – Kategoria e pagës IIV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ofron kontribut për hartimin dhe zhvillimin e drafteve të legjislacionit shqiptar të harmonizuar dhe përshtatur me legjislacionin evropian nën kapitullin 1,28 të acquis;
  • Kontribuon në vlerësimin teknik të direktivave/rregulloreve europiane referuar nenit 75 të MSA, në aspektin e prioritizimit dhe planifikimit të transpozimit të tyre;
  • Ofron mbështetje për zbatimin e detyrave në kuadër të procesit të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian për kapitujt 1 dhe 28;
  • Raporton mbi koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve të institucioneve të Infrastrukturës së Cilësisë: metrologji (DPM), standardizim (DPS), akreditim (DPA), dhe Inspektorati Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut (ISHMT), në lidhje me: hartimin e akteve ligjore respektive, të propozuara si edhe nëpërmjet sistemit te e–Akte;
  • Kontribuon në vlerësimin dhe koordinimin e aktiviteteve, iniciativave dhe masave të këtyre institucioneve, në përputhshmëri me procedurat dhe standartet e MEKI-t, ndjekjen e miratimit të planeve të punës, analizat dhe raportimet vjetore, etj;
  • Ofron mbështetje burokratike në ushtrimin e funksionit të pikës së kontaktit në lidhje me koordinimin ndërmjet institucioneve të ndryshme përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit të lidhur me mbrojtjen e konsumatorëve, në zbatim të kërkesave të EU “Acquis” për mbrojtjen e konsumatorëve.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al