Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Politikave të Aftësimit Profesional dhe Inspektimit AFP, Sektori i Politikave për Aftësimin Profesional
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Punon për monitorimin dhe rishikimin dhe zbatimin e planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, si dhe punon për hartimin e Dokumentit Strategjik të Punësimit dhe Aftësive, së bashku me planin e veprimeve për realizimin e saj;
  • Koordinon punën e specialistëve të sektorit për realizimin e detyrave në kuadrin e programit te drejtorisë;
  • Sugjeron dhe argumenton politika themelore në AFP dhe fushën e ofruesve të AFP-së, në kuadrin e reformimit të sistemit të AFP-së;
  • Harton procedurat për miratimin e hapjes së drejtimeve/profileve të ndryshme;
  • Harton materialet për realizimin e detyrimeve në kuadrin e MSA, PKIE;
  • Kontribuon në grupet teknike të punës për fushën e AFP-së;
  • Koordinon zhvillimin e aktiviteteve te projekteve që zbatohen nga donatorët e huaj;
  • Propozon dhe ndërmerr hapa lidhur me zgjidhje që i shërbejnë promovimit sa më të mirë dhe të vazhdueshëm të ofruesve të AFP;
  • Koordinon zhvillimin e aktiviteteve të projekteve që zbatohen nga donatorët e huaj;
  • Monitoron, ndihmon dhe vlerëson ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës së AKAFPK, për të garantuar cilësinë e shërbimeve që ato ofrojnë;
  • Punon për përgatitjen e politikave të PBA-së në fushën e AFP-së.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al