Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Inovacionit dhe Teknologjisë, Sektori i Raportimit dhe Analizës, Sektori i Koordinimit te Projekteve
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Koordinon punën për zhvillimin e planeve strategjike dhe të detajuara për projekte inovative, duke përfshirë identifikimin e qëllimeve, objektivave, kohës dhe burimeve të nevojshme;
  • Siguron që të ketë një qartësi të plotë për detyrat, si dhe koordinon aktivitetet e ndryshme dhe fazat e projektit;
  • Organizon punën për zhvillimin e projekteve dhe identifikon çdo problem potencial që mund të ndikojë në realizimin e qëllimeve të projektit;
  • Organizon punën lidhur me raportimin e raporteve të redaktuara dhe të plotësuar për progresin dhe performancën e projekteve;
  • Organizon takime pune dhe koordinon sesione të trajnimit dhe të orientimit për pjesëmarrësit e projektit.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al