Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Nxitjes së Biznesit dhe Çështjeve të Tregtisë – Drejtoria e Politikave të Tregut të Brendshëm – Sektori i Lëvizjes së Lirë të Mallrave
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ofron kontribut për hartimin e politikës së lëvizjes së lirë të mallrave, si dhe zbatimin dhe monitorimin e ligjit për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo-ushqimore.
  • Ofron mbështetje në procesin e monitorimit të zbatimin të masave dhe angazhimeve të ndërmarra nga institucionet në kuadër të Planit të Veprimit për Përputhshmërinë me Nenet 34-36 të TFEU dhe Roadmap për Lëvizjen e Lirë të Mallrave.
  • Jep kontribut në vlerësimin e propozimeve ligjore që institucionet e linjës bëjnë në kuadër dhe zbatim të Planit të Veprimit për Përputhshmërinë me Nenet 34-36 të TFEU.
  • Ofron kontribut në ndjekjen e angazhimeve në kuadër të marrëveshjeve të njohjes reciproke, me qëllim heqjen e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Juridike.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al