Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Nxitjes së Biznesit dhe Çështjeve të Tregtisë – Drejtoria e Çështjeve të Tregtisë së Jashtme – Sektori i Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë dhe Politikave Tregtare
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ofron mbështetje në hartimin e politikave për liberalizimin e mëtejshëm të tregtise në përputhje me marrëveshjet e nderkombetare të tregtisë së lirë, nëpërmjet eleminimit të barrierave tarifore, jotarifore dhe çdo mase tjeter me efekt shtremberues dhe shtrengues në tregti.
  • Ndjek zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lire, rajonale dhe dypalëshe, si dhe marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE, për pjesën e tregtisë dhe jep mendim mbi problematikat.
  • Ndjek zbatimin e Planit të Veprimit në kuadër të krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) dhe raporton tek pergjegjesi mbi ecurinë e zbatimit të tij.
  • Ofron sugjerime mbi politikat nxitëse në zbatim të programit të Qeverisë për lehtësimin e barrierave te biznesit dhe te tregtisë, në përputhje me masat e parashikuara në CRM

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al