Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Sigurimeve Shoqërore – Drejtoria e Politikave të Sigurimeve Shoqërore
    • Drejtor – Kategoria e pagës II-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Këshillon Drejtorin e Përgjithshëm në mënyrë të paanshme dhe profesionale mbi politikat në fushën e drejtorisë;
  • Siguron ndjekjen dhe koordinimin e procesit të zbatimit të politikave për sigurimet shoqërore, pagën minimale dhe marrëveshjeve të mbrojtjes sociale;
  • Drejton, ndjek dhe raporton për detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe për mbrojtjen shoqërore, konform rregullave dhe standardeve evropiane në këtë fushë;
  • Ndjek dhe raporton për detyrimet që rrjedhin si anëtarë të grupeve të punës;
  • Monitoron treguesit e performancës dhe zbatimit të buxhetit vjetor të sigurimeve shoqërore.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al