Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Sigurimeve Shoqërore – Drejtoria e Politikave të Sigurimeve Shoqërore – Sektori i Skemave Suplementare
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Drejton dhe mbikëqyr punën për hartimin e legjislacionit për Skemat Suplementare.
  • Monitoron treguesit e performancës të Skemave Suplementare.
  • Udhëzon dhe ndjek procedurat për finalizimin e akteve ligjore dhe nënligjore lidhur me skemat suplementare dhe trajtimeve të veçanta.
  • Merr pjesë në grupet teknike për ndjekjen e ecurisë së skemës suplementare dhe trajtimeve të veçanta dhe harton përmirësimet ligjore në zbatim të tyre.
  • Koordinon punën me Institucionet e tjera shtetërore që kontribuojnë në përmirësimin e legjislacionit për skemat suplementare dhe trajtimeve të veçanta.
  • Mbikëqyr punën për raportimet periodike të zbatimit të objektivave të PKZMSA-së (nënkomitetet) për sa i përket fushës së përgjegjësisë së sektorit.
  • Mbikëqyr punën lidhur me raportimet periodike në zbatim të Kartës Sociale Europiane, Konventave të Ilos, Konventave Ndërkombëtare etj., për sa i përket fushës së përgjegjësisë së sektorit.
  • Siguron asistencë për ankesat dhe problematikat e individëve, shoqatave dhe grupeve të interesit për sa i përket fushës së përgjegjësisë së sektorit.
  • Monitoron zbatimin e buxhetit vjetor për shpenzimet së skemës suplementare dhe trajtimeve të veçanta.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike/ e barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al