Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Sigurimeve Shoqërore – Drejtoria e Politikave të Sigurimeve Shoqërore – Sektori i Skemave Suplementare
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Punon së bashku me përgjegjësin e sektorit për procesin e përmirësimit të legjislacionit për skemat suplementare.
  • Mbledh treguesit e performancës të Skemave Suplementare.
  • Përgatit procedurat e nevojshme për hartimin dhe finalizimin e akteve ligjore dhe nënligjore për skemat suplementare dhe trajtimeve të veçanta.
  • Mban kontaktet me institucionet e tjera shtetërore që kontribuojnë në përmirësimin e legjislacionit dhe mbledh të dhënat për monitorimin e treguesve për skemat suplementare dhe trajtimeve të veçanta.
  • Raporton periodikisht për zbatimin e objektivave të PKZMSA-së (Nënkomitetet) lidhur me fushën e përgjegjësisë së sektorit.
  • Raporton për zbatimin e Kartës Sociale Evropiane, Konventave Ndërkombëtare, etj lidhur me fushën e përgjegjësisë së sektorit.
  • Përgatit përgjigjen, ndjek dhe dokumenton të gjithë korrespondencën për ankesat dhe problematikat e individëve, shoqatave dhe grupeve të interesit lidhur me fushën e përgjegjësisë së sektorit.
  • Është pjesë e grupeve teknike për ndjekjen e ecurisë së skemës suplementare dhe trajtimeve të veçanta dhe harton përmirësimet ligjore në zbatim të tyre.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al