Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Inovacionit dhe Teknologjisë – Drejtoria e Transformimit Digjital
    • Drejtor – Kategoria e pagës II-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Koordinimi, vlerësimi dhe propozimi i proceseve të implementimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit duke patur në fokus përmirësimin dhe lehtësimin e punës së institucionit dhe institucioneve të varësisë.
  • Mbikëqyrja dhe administrimi e të gjitha sistemeve në zotërim apo shfrytëzim të institucionit që janë pjesë e infrastrukturës qendrore dhe ato të komunikimit.
  • Menaxhimi dhe zbatimi i zgjidhjeve inovative për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e teknologjisë digjitale.
  • Monitorimi i performancës së sistemeve të teknologjisë së informacionit për institucionin dhe ato të varësisë.
  • Zbatimi i protokolleve të sigurisë për aksesin në sisteme dhe siguron sistemet e mbrojtjes për kufizimin dhe kontrollin e aksesit nga jashtë.
  • Raportimi dhe analizimi i situatave aktuale, propozimi për përmirësime, ndryshime apo zgjerime të sistemeve teknologjike aktuale.
  • Hartimi i raporteve të vlerësimit periodik dhe të rastit për shfrytëzimin e pajisjeve apo sistemeve me qëllimin e përcaktuar të tyre.
  • Harton, përgatit dhe propozon dokumenta rregullatore për digjitalizimin.

     

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike /Shkenca Kompjuterike Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al